“Në kohë rekord u mblodhën nënshkrimet për themelimin e VLEN-it”, tha zv.kryetari i Tetovës dhe njëri nga zëdhënësit e VLEN-it, Albi Qamili. Në një prononcim për TV Shenja, Qamili tha se sot është përfunduar procedura juridike që VLEN-i të jetë një subjekt i vetëm politik.

Ai gjithashtu theksoi se të gjithë kuvendarët e pranishëm nënshkruan që VLEN-i të themelohet si subjekt i vetëm politik

“Sapo përfunduam Kuvendin themelues të VLEN-it, organizim formalo-juridik, pas Kongresit të bashkimit të pesë partive në një subjekt të vetëm më 9 maj. Sot bëmë këtë organizim si detyrim ligjor, ndërsa edhe formalisht jemi një parti e vetme politike”.

“Në kohë rekord janë mbledhur nënshkrimet për themelimin e VLEN-it, ndërsa sot u kurorëzua me Kuvendin themelues ku të gjithë kuvendarët e pranishëm bënë procedurën juridike që VLEN-i të jetë një subjekt juridik”, tha Qamili.

sqShqip