May 4, 2024
Kolumna

Pyetje që duan përgjigje

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Në kohën e fundit po dëgjoj , po lexoj dhe po shoh se paska pasur shumë organizatorë në përgatitjet e Ushtrive Çlirimtare Shqiptare, por kur filluan luftërat e këtyre ushtrive shumica e këtyre organizatorëve asnjë nuk ishin nën uniformën e këtyre Ushtrive Çlirimtare. Dua të them edhe këtë se në luftën Çlirimtare Kombëtare këtu në Maqedoninë e Veriut. Një shumicë e madhe jo që nuk u kyçen në këtë luftë, por me të madhe punuan kundër kësaj ushtrie të lavdishme. A thua pse ndodhi një një gjë e tillë? !
Lere sa nuk u kyqën , por edhe punuan me të gjitha mënyrat që të dështoj kjo ushtri, por edhe sa mundën e shanë dhe propaganduan kudër saj. A thua nuk u a mbajti të futen në vijën e frontit, sepse aty luftohej, derdhej gjaku, jepeshin gjymtyrat e trupit dhe jetërat apo ndoshta kishin urdhër nga krerët e partive politike ku ishin pjesë e tyre që kundërshtohej UÇK-ja.
kundërshtua gati 20 vite e gjeri sot, ndërsa sot po këta disa të njejtit kanë filluar të dalin në shesh kinse kanë qenë kështu apo ashtu…
Këtyre pyetjeve më duket se u ka ardhur koha të u jepet përgjigje , sepse nëse nuk japin vet përgjigje do t u japin përgjigjen ata që veshën uniformën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që në ditët e para të formimimit të saj.. U futën në beteja dhe luftuan ballëpërballë me armikun.
Disa prej tyre u plagosën, disa humbën gjymtyrët , disa ranë dëshmorë në fushëbeteja.E sot e gjithë kjo e kaluar 20 vjeçare ata që e shanë dhe ishin kundër saj kanë dalur në skenë mendojnë se dikush nuk ka shkruar gjatë luftës dhe pas luftës se çfarë kanë thënë për këtë ushtri çliirimtare, çfarë kanë thënë sharë partin BDI të dalur nga lufta.
Më duket se ka ardhur koha për të ua thlënë hapur me gojë dhe me shkrim të gjitha të këqiat që kanë thënë si në luftë dhe tani ndaj UÇK- së dhe Komandantit të kësaj Lufte dhe Kretarit të BDI-së. Ali AhmetitSot të tillët mbajnë poste të larta nëpër komuna, poste të larta parlamend poste të larta gati në të gjitha institucionet. Mos vallë nuk do ju thuhen të gjitha të këqijat që kanë thël kundër UÇK-së dhe BDI-së.
Jo, jo këto gjëra nuk do të harrohen por do paraqiten në opinion, sepse plagët e tyre nuk i lënë të qetë shumë ushtarë, të plagosur, invalidë, aktivista që mos të i thonë. Edhe pse është dashur të thuhen më herët, por është pritur koha që shumë hipokritë, demagogë, servila, karrierrista qël të ju thuhet të tillve në sy. Nëse dikush tjetër nuk do të i thotë unë do ua them në sy me emër e mbiemër shumë drejtorave, sekretarëve shtetror, deputetve, ministrave e shumë e shumë të tjerëve.
Do ua them këtyre hajnave dhe lavirave në sy sa jam i gjallë, se ndoshta pas vdekjes sime nuk do të thuhen.Nuk do ua lë pa ua përmendur ca drejtorave kastravecash, ca korruptuesve, ca mitmarrsave e shumë prej tyre që sot mbajnë poste, por do i përmendi edhe shumë emra të cilët i kanë emëruar dhe pse i kanë emruar e dijnë edhe ata vet.
Jam i gatshëm të ballafaqohe kudoqoftë dhe në çfarëdo kohe. I kam mbrojtur me shkrimet e mia por edhe hapur nëpër takime të partisë dhe do të i mbrojë deri në fund ushtarët e vërtetë, të plagosurit, invalidët dnhe familjet e dëshmorëve . Do të i i mbrojë derisa të jem i gjallë, Do ti kundërshtojë të gjithë hajnata që shanë UÇK-në, shanë BDI-në e sot më bëhen servila, “patriota”, Pra ata që dikur i shanë ushtarët e një ushtrie të lavdishme siç ishte UÇK-ja dhe trimat e saj. Do i kundërshtojë të gjithë ata që dikur e shanin BDI-në e sot thonë ne jemi BDI sa për të u punësuar apo për të marr një post diku.Themeluesit e BDI- së njëri ndër ta jam edhe unë që hapur do të ju thenmë se të tillët kurr nuk kanë qenë BDI, por kan gjuajtur me gjithëççka ta zhdukin BDI- në dh kurr nga të tillët lavire nuk kanë futur votë në kutinë e BDI-së. Në fund apelojë tek të gjithë themeluesit e BDIsë mos të ngurrojnë dje të shkruajnë me argumente ndaj këtyre që kurr nuk kanë qenë në BDI.