Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka siguruar
punonjësit e administratës publike dhe të gjitha institucioneve shtetërore se pozitat
e tyre janë të sigurta dhe nuk do të preken nga proceset e fundit reformuese.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u ka bërë thirrje të gjithë të punësuarve që
të ruajnë qetësinë dhe të vazhdojnë normalisht aktivitetet e tyre të përditshme.
“Punëtorë, kudo që jeni të sistemuar, punoni, flini dhe zhvilloni jetën tuaj të qetë,
sepse ashtu si sigurova vendet tuaja, ashtu do t’ju garantoj edhe vendime të
përhershme”, ka deklaruar ministri Limani, duke theksuar se qëndrimi i tij është i
pandryshuar sa i përket mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve.
Deklarata e tij vjen në një periudhë kur në administratën publike është rritur
shqetësimi për sigurinë e vendeve të punës, si pasojë e ndryshimeve kadrovike dhe
proceseve reformuese. Limani, përfaqësues i VLEN, ka theksuar se prioritet i tij
mbetet krijimi e një klime të qëndrueshme pune dhe garantimi i stabilitetit afatgjatë
për të gjithë të punësuarit në sektorin publik.

