Kontrolli i brendshëm i Ndërmarrjes së Transportit Publik (JSP) mbrëmë ka kapur punonjës duke vjedhur një sasi të konsiderueshme nafte nga garazhet e ndërmarrjes në Gjorçe Petrov, pas së cilës menjëherë është thirrur policia. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
„Punonjësit do të largohen nga puna, ndërsa pres që Prokuroria të hapë procedurë dhe secili për të cilin do të konstatohet përgjegjësi të japë llogari para ligjit.
Të nderuar shkupjanë, pikërisht për këtë flas kur them se qyteti prej vitesh është shkatërruar në mënyrë sistematike.
Çdo litër naftë në ato garazhe është paguar me paratë tuaja, në mënyrë që autobusët e JSP-së t’ju çojnë në punë, në shkollë dhe në shtëpi.
Është obligimi im të kujdesem për çdo denar tuajin. Kushdo që tenton ta përvetësojë atë, do të sanksionohet.
Pa përjashtim! Sot, ndryshe nga e kaluara, po veprohet ashpër kundër kriminalitetit! Vetëm duke goditur drejtpërdrejt mund të luftojmë kundër të korruptuarve që shkatërrojnë Shkupin tonë dhe tuajin”, ka deklaruar Gjorgjievski.
Burimi: Plusinfo, 27 nëntor 2026. plusinfo.mk

