May 15, 2024
Maqedoni

Publikohet vendimi me të cilin u konfiskua pasuria e Radojiçiqit

Gjykata Themelore me një vendim të enjten, kishte mundësuar konfiskimin e pasurisë së terroristit serb, Milan Radojçiq.

Sipas vendimit, të cilin e ka siguruar televizioni Kanal10 thuhet se Radojiçiq pos veprave të rënda kundër rendit kushtetues, dhe veprave terroriste, dyshohet edhe për shpërlaje të parave.

“…Për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 126 i KPRK-së dhe kryerja e veprave terroriste nga neni 129 i KPRK-së si dhe ndaj të pandehurit Milan Radoiçiç për shkak të dyshimtë se ka kryer veprën penale shpërlarje e parave nga neni 302 i KPR, lidhur me nenin 56 dhe 57 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, duke vendosur për Kërkesën për Urdhër Ndalues /Përfundimtar, respektivisht Kërkesën PPS.nr.75/2023 të datës 0410.2023, me datë 02.11.2023 nxjerr Urdhër Ndalues Përfundimtar me Masë të Përkohshme Administrim i Pasurisë së Specifikuar tek Administruesi i Pasurisë.” – thuhet në vendimin e Gjykatës.

Në zbatim të këtij urdhëri, Policia e Kosovës të enjten ka sekuestruar shumë pasuri të Milan Radojçiqiti, kryekriminelit të veriut të Kosovës, i identifikuar edhe si udhëheqës i sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.