Në kongresin e BDI-së pritet të ketë disa pika: e para shqyrtimi dhe analiza e rezultatit të dobët zgjedhor dhe humbja e komunave më të mëdha nga ana e BDI-së, përkatësisht nga koalicioni AKI; Shkarkimi i të gjitha strukturave dhe ndalimi i të drejtës së rizgjedhjes së nënkryetarëve: Arbana Pasholli, Arbër Ademi, Bajram Rexhepi e Bujar Osmani, përfshi edhe sekretarin organizativ Blerim Bexheti dhe sekretarin e përgjithshëm, Faton Ahmeti; si dhe ndryshimi i kryesisë qendrore duke pasqyruar përfaqësimin në përputhje me reformat e udhëheqësve të degëve. Sipas të njëjtave burime, pozicionet partiake fillimisht do t’i takojnë degëve dhe strukturave që kanë treguar rezultat më të mirë zgjedhor.

sqShqip