“Pse nuk keni guxim ta ngritni zërin?” – Skender Rexhepi thotë se është obligim fetar dhe njerëzor të reagohet për Palestinën
Deputeti Skender Rexhepi ka dalë në mbrojtje të popullit palestinez, i cili po lufton me forcat izraelite.
Në ClickPlus në TV21 Rexhepi tha se është obligim fetar dhe njerëzor të reagohet ndaj asaj çfarë po ndodh në Palestinë, ndërkaq siç u shpreh shqiptarët në Maqedoni dhe Kosovë këtë duhet ta kuptojnë më së miri.
“Ta kenë të qartë edhe subjektet politike, edhe bartësit e institucioneve fetare – pse nuk kanë guxim ta ngritin zërin për një çështje që e kanë obligim. Është obligim, edhe fetar, edhe njerëzor edhe politik… Njeriu duhet të jetë i drejtë dhe i sinqertë. Njeriu duhet të jetë njeri, para se të jesh politikan. Duhet të jesh njeri, para se të jesh fetar. Duhet të jesh njeri para se të jesh gjithçka tjetër që të ngritësh zërin nëse sheh ndonjë padrejtësi. Posaçërisht, shqiptarët e Maqedonisë dhe Kosovës mjaft mirë e dinë çfarë është dhuna dhe terrori ndaj nesh”, tha Rexhepi.