Kolumna

Pse nuk është Audituar KEK-u me të hyra buxhetore prej 185 milionë euro

Ma Sc Mirlinda Tishukaj-Sadiku
Gjatë mbledhjes në Komisionin për menaxhim të financave Publike (Raportoj Auditori Gjeneral, raporti permbledhes 2020).

Pyetjet e parashtruara nga unë:
1.■Pse nuk është rritur numri i Auditimeve të Performancës kur edhe orientimi i juaj strategjik është kah Auditimet e Performancës por edhe standardët ndërkombtare rekomandojnë një gjë të tillë?
2.■Ju keni përgjegjësi me i Auditu edhe Ndërmarrjet Publike , në këtë kontest,pse e keni Audituar psh Ujësjellësin Prishtina me 13 milionë euro buxhet e nuk e keni Audituar KEK që ka buxhet shumë të lartë ku vetëm në vitin 2019 KEK ka pasur të hyra 185 milionë euro të hyra bugjetore dhe 160 milionë shpenzime operative?
3.■Pse nuk është bërë Auditimi përcjellës për grantet në Bujqësi kur e dijmë që fondi është mbi 80 milionë ku kjo temë ka qenë shumë prezente në media me tema të keqperdorimit?
4.■Trendi i Auditimeve të Performancës që nga viti 2018 ka mbetur i njejtë (13 Auditime në vit) cili është pikësynimi për rritjen e Auditimeve të Performancës kundrejt Auditimeve të rregjllsisë?
5.■Në 119 Auditime të rregullsisë një pjesë nga këto Auditime janë kontraktuar jasht tek një firmë ligjore e Auditimit, sa është kjo përqindje dhe në çfarë vlere monetare dhe a ka ndonjë plan afatmesëm për mbulueshmeri të plotë me resurse të brendshme?
6.■Performanca e matur kundrejt kornizës për matjen e Performancës së Institucioneve Supreme të Auditimit është një praktikë e mirë për vlerësim të performancës.Megjithatë është me rëndësi të shifet nëse ka pasur ndonjë rishikim (peer-to-peer) ndërmjet ZKA dhe Institucioneve Supreme të Auditimit nderkombtar ose regjional?
7.■Në kuadër të Auditimeve 2020/2021 keni parapa që në kuadër të shpenzimeve të fondeve të dedikuara për luftimin e Pandemisë Covid-19 a do të Auditohen edhe Komunat sepse fondi i nadrë ka qenë në vlerë 10 milionë euro kam arsye të dyshoj a janë shpenzuar për çka janë dedikuar?