Kina dhe Rusia kryen një patrullim të përbashkët ajror mbi Detin e Kinës Lindore dhe Oqeanin Paqësor perëndimor të hënën, ndërsa Koreja e Jugut tha se avionë kinezë dhe rusë hynë shkurtimisht në zonën e saj të mbrojtjes ajrore.
Në deklaratën e ministrisë kineze shtohet se patrullimi u krye në përputhje me planin vjetor të bashkëpunimit të ushtrive kineze dhe ruse.
Sipas informacionit zyrtar, kjo është patrullimi i dhjetë strategjik ajror që të dy ushtritë kanë organizuar që nga viti 2019, raporton Global Times i Kinës.
Më herët gjatë ditës së sotme, ushtria e Koresë së Jugut tha se një formacion prej nëntë avionësh luftarakë kinezë dhe rusë hyri shkurtimisht dhe më pas u largua nga zona e mbrojtjes ajrore të Koresë së Jugut mbi ujërat në lindje dhe në jug të kontinentit të vendit.
Në deklaratë thuhet se avionët luftarakë rusë dhe kinezë nuk e kanë shkelur hapësirën ajrore të Koresë së Jugut dhe shtohet se aeroplanët u zbuluan para se të hynin në zonën e operacioneve të Forcave të Mbrojtjes Ajrore të Koresë së Jugut.

