Një situatë e papritur ka ndodhur gjatë marshimit të protestuesve, mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Protestuesit i kanë vënë flakën me bomba molotov dhe fishekzjarre vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, në zonën e Bllokut.

Zjarri ka përfshirë godinën, ndërsa menjëherë kanë ndërhyrë autoritetet duke hedhur ujë.

Protestuesit më pas janë larguar duke marshuar në drejtim të Kryeministrisë, aty ku është vendosur një kordon policie.

sqShqip