May 28, 2024
Maqedoni

Protestë e nxënësve dhe prindërve në shkollën e mjekësisë në Tetovë

Nxënësit me prindërit e tyre, profesorët dhe menaxhmenti i Shkollës së mesme komunale të mjekësisë “Nikola Shtejn” në Tetovë protestuan në oborrin e shkollës. Shkak është bërë njoftimi i Ministrisë së Arsimit, për të cilin thonë se nxënësit nga paralelet duale do të përjashtohen nga bursa.

Prindërit janë të revoltuar sepse marrja e bursës dhe kryerja e punës praktike në një institucion shëndetësor si arsim dual profesional është theksuar në konkursin gjatë regjistrimit dhe për këtë arsye të gjithë ato kanë vendosur t’i zgjedhin këto paralele.

“Revoltë ka edhe te stafi mësimor për shkak se ata kishin disa muaj punë për të organizuar dhe rregulluar këto paralele duale me disa institucione shëndetësore.

Te prindërit pakënaqësia është e lartë sepse fëmijët vendosën për një profesion të tillë pikërisht për shkak të bindjeve të autoriteteve për të zgjedhur arsimin e mesëm profesional, si një mënyrë për të siguruar një vend pune më lehtë në të ardhmen.

Sipas informacioneve të shkollës, në janar të vitit 2023 Ministria e Arsimit dhe Ambasada zvicerane kanë nënshkruar memorandum për bashkëpunim dhe një grant prej 5,9 milionë frangash zvicerane për bursa për nxënësit e paralelave duale.