Ejup Berisha
Ditën e Shtunë më 13 dhjetorë në sheshin Skenderbeu të Shkupit u mbajt protesta në përkrahje të Ish udhëheqësve të UÇK-së së Kosovës. Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi por dhe disa përfaqsues të UÇK-së ndodhen të mbyllur në dhomat e specializuara të Gjykatës speciale me seli në Hagë, nën akuzat për krime lufte. Protesta në fjalë u mbajt në Sheshin Skenderbeu të qarshisë së Shkupit
Kjo u inicua nga Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe u organizua nga disa Shoqata dhe organizata te luftetareve dhe invalidëve të luftës me seli në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Nga protesta doli kërkesa që të ndërpritet procesi gjyqsor ndaj pjestarëve të UÇK-së në Gjykatën speciale dhe të njejtët të lehen të lirë sepse janë të pafajshëm. Nga protesta e ditës së Shtunë dolën edhe porositë se lufta e UÇK-së në Kosovë ishte e pastër dhe se aktakuzat ndaj pjestarëve të ish UÇK-së ishin të pabaza dhe tendencioze. Edhe unë si shqiptar mendoj kështu pra edhe unë mendoj dhe konsideroj se askush nuk ka të drejtë që ta njollosë luftën e pastër dhe të drejtë të UÇK-së sepse e njejta u bë për liri e pavarësi. Por edhe për shkak se UÇK bëri lufë të drejtë çlirimtare për faktin se pjestarët e saj e luftuan okupatorin serb. Protestës nuk ju bashkangjita për shkak të një nismëtari i cili sa ishte në pushtet këtu në RMV nuk mbajti llogari shumë për UÇK-në dhe pjestarët e saj, e tani bëhet nismëtar i një proteste të tillë
në përkrahje të UÇK-së. Kjo është dashur të përkrahej gjithmonë e jo vetëm një herë kur të mos jeshë në pushtet. Tubimi protestues filloi dhe përfundoi në Sheshin Skenderbeu e unë mendoj se e njëjta ka mundur të transferohet te Ambasada e Ser isë në Shkup. Meqë akuazat dhe fletparaqitjet penale në Gjykatë ndaj pjestarëve të UÇK-së së janë vepër e Serbisë prandaj ka qenë e udhës që të protestohej edhe para ambasadës në fjalë. Pra para saj janë dashur të thuhen të vërtetat dhe të prezentohen faktet për pastërtinë e luftës çlirimtare të UÇK-së si dhe për pafajsinë e udhëheqësve dhe luftëtarëve të saj. Më tej një protestë në përkrahje të UÇK-së duhet të mbahet edhe para selive të Partive politike shqiptare në Prishtinë të cilat e kanë votuar dhe e kanë përkrahur themelimin e Gjykatës speciale për Kosovën me seli në Hagë. Pasiqë vet përkrahja e Gjykatës paraqet rrezik dhe bazë për njollosje të luftës së pastër dhe të drejtë të UÇK-së. Konsideroj se është dashur të dëgjohen sygjerimet e subjekteve politike në Kosovë të cilat me ngulm kërkonin refuzimin e Gjykatës speciale për shkak të rreziqeve dhe dëmeve që do ti sjellte e njejta për imazhin e luftës së popullit shqiptar në Kosovë dhe për imazhin e UÇK-së dhe të pjestarëve të saj. Mendoj se subjektet politike shqiptare përkrahëse të Gjykatës është dashur ti dinin pasojat dhe rreziqet nga akti i themelimit të Gjykatës në fjalë sepse vet akti i përkrahjes së saj ka qenë rrezik potencial për UÇK-në. Pra pasojat e funkcionimit të Speciales tanimë po dihen procese të nisura gjyqsore në të cilat disa pjestar të UÇK-së akuzohen për krime lufte e shpallja e tyre fajtorë si dhe dënimi i tyre eventual do ta njollosë luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së dhe të popullit shqiptar të Kosovës.

