April 27, 2024
Shqipëri

Pronari i hotelit në Durrës shkon i alarmuar në Polici: Më kanë ikur dy punonjëse nga Nepali

Pronari i një hoteli në qytetin bregdetar të Durrësit ka denoncuar në Polici zhdukjen e dy punonjëseve nga Nepali.

Shtetaset e huaja që ishin punësuar në biznesin e shtetasit I. K., 68 vjeç, janë larguar nga biznesi pa dijeninë e këtij të fundit.

Pronari ka bërë denoncim në Polici, duke thënë se dy punonjëset, përkatësisht 23 dhe 35 vjeçe janë zhdukur në drejtim të paditur.

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Në Stacionin e Policisë Plazh ka kallëzuar shtetasi I. K., 68 vjeç, administrator i një biznesi (hotel dhe restorant në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, Durrës), se janë larguar nga ambientet e këtij biznesi, 2 shtetaset nga Nepali, P. Sh., 35 vjeçe dhe E. D., 23 vjeçe, të cilat ishin të akomoduara aty dhe gjithashtu punonin në po këtë biznes, si punonjëse të higjienës.

Shërbimet e Policisë vijon punën për gjetjen e tyre, si dhe kanë referuar materialet në Prokurori për hetime të mëtejshme për këtë rast.