epa07071798 FYR of Macedonia ex-prime minister Nikola Gruevski arrives in the court in Skopje, The Former Yugoslav Republic of Macedonia on 05 October 2018. The Skopje Court of Appeal has confirmed the two-year prison term for the ex- prime minister, Nikola Gruevski, for abuse in the procurement of the bulletproof Mercedes of 600,000 euros. According to the Special Public Prosecutor's Office, Gruevski's crime in the 'Tenk' case is obsolete at the end of October, so the verdict is in the legally stipulated deadline. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka paraqitur ankesë ndaj aktgjykimit të shkallës së parë, me të cilin në rastin “Talir 2”, që lidhet me ndërtimin e selisë së VMRO‑DPMNE‑së, u shpall aktgjykim lirues.

Nga Prokuroria informuan se prokurori kompetent e ka pranuar aktgjykimin e shkallës së parë dhe brenda afatit ligjor ka paraqitur ankesë.

Para më pak se një muaji, Gjykata Penale solli aktgjykim lirues për ish‑kryeministrin Nikola Gruevski, i cili ishte i akuzuar në rastin “Talir 2” për ndërtimin e paligjshëm të selisë së VMRO‑DPMNE‑së. Gjatë arsyetimit të aktgjykimit, gjyqtarja Daniela Aleksovska‑Stojanovska theksoi se vendimi rrjedh nga ndryshimet e Kodit Penal të vitit 2023, duke vlerësuar se ato kanë ndikuar ndjeshëm në elementet e veprës penale.

Sipas afateve aktuale, lënda parashkruhet në fund të gushtit, që do të thotë se nuk pritet epilog tjetër gjyqësor, por konstatim i parashkrimit. Megjithatë, edhe në një rast të tillë mbetet mundësia e procedurës së mundshme për konfiskimin e objektit të njohur si “Pallati i Bardhë” i VMRO‑DPMNE‑së.

" "

Para tre vitesh situata ishte ndryshe, kur ekzistonte aktgjykim dënues i shkallës së parë, me të cilin Gruevski u dënua me gjashtë vjet burg, Kiril Bozhinovski mori dënim me kusht dhe u shqiptua konfiskim i pasurisë së partisë. Megjithatë, aktgjykimi më vonë u anulua nga Gjykata e Apelit pas ndryshimeve të Kodit Penal, pas së cilës procedura filloi nga e para.

Ndërkohë, për shkak të parashkrimit të veprës, ndjekja penale ndaj Kiril Bozhinovskit u ndërpre, ndërsa procedura ndaj Gruevskit dhe partisë politike vazhdoi.

sqShqip