Prokuroria ia vazhdon paraburgimin Rashkovskit, zgjerohen hetimet
Zgjerohen hetimet për ish sekretarin gjeneral të Qeverisë, Dragi Rashkovski, pasi prokuroria ka hapur hetim të ri edhe për furnizim të një softveri tjetër. Ndërkohë, Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka zbuluar se Rashkovski prej një bashkëpunëtorit të Qeverisë, i cili ka qenë i angazhuar si honorar, prej të ardhurave mujore prej 80.000 denarë, ia ka marrë çdo muaj nga 500 euro.
“Tre prej katër tanimë të dyshuar, kanë kryer edhe dy vepra penale për çka prokurori ka miratuar urdhër të ri për zbatimin e procedurës hetimore kundër tre personave”, informon Prokuroria duke sqaruar se ata e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me rreth 6.5 milionë denarë.