May 5, 2024
Maqedoni

Dehari: Në Zajaz vazhdojnë punimet dhe përfundojnë disa

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka njoftuar se punimet në Zajaz vazhdojnë dhe se disa nga këto punime kanë përfunduar, trasnmeton TetovaSot.

“Ndërkohë, në Zajaz vazhdojnë punimet dhe përfundojnë disa!
Asfaltimi i rrugës që lidh dy lagje, nga hyrja e stadiumit dhe përfundon në pjesën tjetër te hotallarët me gjatësi 800 metra!
Nga ana tjetër, përfundon shtruarja e rrugës me pllaka bekatoni në Teqe.
Tani duken më bukur,
Vetëm për fjalën e dhënë dhe detyrimeve ndaj Jush!
E mira vjen nga puna.
Ju duam me punë.” thuhet në njoftimin e Fatmir Deharit.