May 18, 2024
Maqedoni

Prokuroria: Ende po analizohen lëndët kundër Merkos

Prokuroria Publike njofton se Komisioni për mbikëqyrjen e jashtëzakonshme të lëndëve të ngritura kundër Ramiz Merkos, kryetar i Komunës së Strugës, ka inspektuar të gjitha lëndët e përfunduara dhe në vijimësi ndaj këtij personi dhe për shkak të vëllimit të veprimeve të ndërmarra dhe kompleksiteti, siç thonë ata, një pjesë e lëndëve janë ende duke u studiuar dhe analizuar në detaje.

Nga aty shtojnë se për shkak të volumit të veprimeve të ndërmarra dhe kompleksitetit, disa prej rasteve janë ende duke u studiuar dhe analizuar në detaje.

Pas përfundimit të kontrolleve, Komisioni do të përgatisë një raport me udhëzime për trajtimin e rasteve konkrete.

Kjo hap pason të dhënat e publikuara të rasteve të Prokurorisë Publike ndaj kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, i cili ishte në “listën e zezë” të SHBA-së për shkak të korrupsionit dhe ndërhyrjeve në proceset gjyqësore.