May 15, 2024
Maqedoni

Kovaçevski në Berlin në 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Gjermani-Maqedoni e Veriut

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot është për vizitë zyrtare në Berlin, me ftesë të kancelarit gjerman Olaf Sholc. Në selinë e Republikës Federale të Gjermanisë, siç është paralajmëruar, është paraparë pritje zyrtare me nderime shtetërore, takim midis kryeministrit Kovaçevski dhe kancelarit Sholc, konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrave, si dhe takim bilateral pune dhe darkë e dy delegacioneve zyrtare.

Fokusi kryesor i bisedave, siç paralajmërojnë nga pres-shërbimi qeveritar, do të jenë marrëdhëniet dhe bashkëpunimi bilateral midis Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Federale të Gjermanisë, të cilët sivjet shënojnë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike. Siç potencojnë nga Qeveria, temë e bisedës do të jenë edhe mbështetja gjermane në rrugën euroatlantike, procesi reformues i orientuar drejt përmbushjes së standardeve të BE-së dhe çështje të tjera aktuale nga aspekti i sigurisë rajonale dhe evropiane.