Maqedoni

Prokuroria: Do të ndiqen penalisht të gjithë përgjegjësit

Prokuroria Publike e siguron opinionin se të gjitha dyshimet që kanë të bëjnë me Klinikën e Onkologjisë, do të hetohen deri në fund, ndërsa të gjithë autorët e mundshëm të veprave penale do të përndiqen penalisht. E gjithë procedura siç thuhetë në komunikatën e prokurorisë, nga momenti i parë udhëhiqet maksimalisht transparente dhe me respektim të të gjitha procedurave ligjore.

Prokuroria Themelore Publike

“E njoftojmë opinionin se urdhërat e duhura për analizë të kompjuterëve dhe të dhënave kompjuterike gjatë bastisjeve tashmë janë lëshuar. Organet hetuese po marrin në pyetje të gjithë personat që kanë njohuri me veprimet e kundërligjshme. Prokuroria Themelore Publike Shkup do të formojë ekip të personave profesionist të cilët do ta analizojnë dokumentacionin mjekësor për udhëheqjen e pacientëve dhe administrtimin e terapisë”.

Ata njoftojnë se edhe Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë veprime të caktuara, por për momentin janë rezervuar në dhënien e informacioneve.

Prokuroria Themelore Publike

“Ministria e Punëve të Brendshme, si organ për zbulimin e autoëve të veprave penale, ndërmerr edhe veprime të tjera, të cilat për momentin nuk mund të ndahen me opinionin, por me qëllim të drejtëpërdrejtë që të arrihet tek e vërteta dhe përgjegjësia penale eventuale. Në momentin kur për ndonjë person konkret do të sigurohen prova të mjaftueshme për dyshim të bazuar se ka kryer vepër penale, prokuroria do ta informoj opinionin”.

Sipas prokurorisë, përhapja e informacioneve të pa verifikuara dhe shkelja e prezumimit të pafajësisë mund të dëmtojë seriozisht procedurën dhe të pengojë dëshmitarët që të bashkëpunojnë

Porkuroria i inkurajon të gjithë ata që kanë njohuri në lidhje me këtë lëndë, t’i paraqesin ato tek organet kompetente. Prokuroria Themelore Publike Shkup njofton se prej më herët ka nisur procedurë për raste të izoluara të tëntim vjedhjes së ilaçeve dhe mitmarrje, lidhur me Klinkën e Onkologjisë, nga e cila një rast veçmë është në procedurë gjyqsore.