Maqedoni

Profesori nga Tetova: Gjithë shqiptarët në Maqedoni ta ngremë nga një flamur “Autochtonous”!

Profesori nga Tetova, Shpëtim Aliu, dike reaguar ndaj zhvillimeve të fundit ka dalë me propozim që gjithë shqiptarët në Maqedoni ta ngremë nga një flamur “Autochtonous”!

Ja postimi i tij i plotë:

Të gjithë ta ngremë nga një flamur Autochtonus!

Çka nuk është simboli!

1. Ai nuk është simbol i ndaluar me ligjë.
2. Nuk është flamur që ka pretendime territoriale.
3. Nuk është simbol që fletë mbi të tjerët apo ka pretendime nacionaliste!

Çka është simboli.

1. Është hartë pa vija në të cilën shihen vendet ku jetojnë shqiptarët historikisht dhe ku ata janë autoktonë, gjë që është e vërtetuar nga studiuesit dhe arkeologët.

Me këtë aksion tregojmë se kur është puna për drejtësi jemi të bashkuar, dhe ose dënohemi të gjithë bashkë ose ashkush.

Stop persekutimit fashist!

Stop urrejtjes!

Shqiptarët kur ngrenë flamurin e bëjnë nga krenaria dhe në ato momente askush nuk mendon të bëjë dëm bashkëqytetarëve tanë Maqedonas, Serb, Malazez ose Grekë.

Le të festojmë pa urrejtje!

Koha shkon për të gjithë një lloj!