May 4, 2024
Maqedoni

Shëmtia e qendrës së Shkupit/ Shumë objekte me vite qëndrojnë të papërfunduara

Ka rreth 15 vite që qendra e Shkupit duket kështu, si një kantier ndërtimi.

Ndryshimi i Qeverisë 8 vite më parë, ndërpreu projektet që ishin nisur në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, duke lënë shumë objekte përgjysmë, e që prishin pamjen sheshit kryesor.Këto ndërtesa që po shihni prapa meje në qendrën e Shkupit me vite të tëra janë në gjendje të njëjtë dhe punimet ende nuk kanë mbaruar, mesa duket do të vazhdojnë edhe në të ardhmen që ta prishin imazhin e qytetit.
Qytetarët shprehen se duhet të merren masa që punimet të përfundojnë sa më shpejtë ose të gjendet ndonjë zgjidhje tjetër.Unë mendoj që e prishin bukurinë e qendrës së Shkupit, jo të qytetit, qyteti është i madh, kjo është qendër, çka janë këto?! Nuk flasim për këto objekte që janë shtetërore, këto janë private, çka kërkojnë këtu?!

Shkupi është kryeqytet dhe mendoj se ose duhet të mbarojnë ose të gjendet tjetër zgjidhje.

A mendoni që e prishin bukurinë e qytetit?

Po absolutisht.

Në gjendje më të mirë nuk janë as anijet në lumin Vardar, madje njëra që nisi të prishet nga administrata e kaluar e Qytetit të Shkupit, tash ka mbetur si një mbeturinë në lumë. Nga udhëheqësia e re e qytetit, ende as nuk është renovuar e as nuk është larguar.
Nga Qeveria na thanë se objektet nuk janë në kompetencë të tyre. Pas kësaj u drejtuam me pyetje në Qytetin e Shkupit dhe Komunën Qendër, nëse do të ndërmerret ndonjë gjë për t’ia ndryshuar pamjen qendërs së kryeqytetit, por edhe pas një jave pritjeje, nuk morëm asnjë përgjigje.