April 26, 2024
Kosovë

Profesori i Parisit me fjalë prekëse për tragjedinë e Kroacisë: Mërgimtari bëhet supernjeri…

Profesori i Parisit me fjalë prekëse për tragjedinë e Kroacisë: Mërgimtari bëhet supernjeri…
Profesori dhe ligjëruesi kosovar në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki ka postuar në profilin e tij në Facebook një shkrim prekës lidhur me tragjedinë e sotme në Slavonski Brod të Kroacisë, shkruan Kosova Post.

Ai ka folur lidhur me mallin e mërgimtarëve për vendlindjen.

“Tragjedia e sotme ma kujtoi « semundjen » tonë kolektive- mallin per kthim, për kthimin e dhimbshem”, shkroi mes tjerash profesor Kraki.

Lexo Edhe:
Kurti flet nga spitali kroat: Një ditë shumë e rëndë për gjithë popullin tonë
Në nderim të viktimave të aksidentit në Kroaci, sonte para Teatrit Kombëtar ndizen qirinjtë
Sipas tij, çdo verë mergimtari bëhet supernjeri dhe niset për shpi, pa i mendu as rreziqet, as shpenzimet, as lodhjen e as zhgenjimet…

Shkrimi i plotë i Krakit:

Malli për Kosovë…

Para ca kohe e pata sqaru origjinen e fjales nostalgji e cila ne shekullin 17 ishte sëmundje që pershkruante mallin për shtëpi, dhembjen që ushtarët zvicerianë ndjenin kur ishin ne mision jasht vendit (ne Romë apo Paris). Ne ate shkrim thoja:

« Si shqiptarë, ne e njohim këtë ‘sëmundje’ më shumë se mercenarët zvicerianë. Ne që kemi gati dy mijë vjet që jemi, në një formë ose në një tjetër, larg vendit, larg shtëpive tona. Ne nuk kemi pasë këngë pastorale si zciverianët për t’na kujtuar rrugën e kthimit por një melodi merzie e loti ka shekuj që na trazon zemrat për një vend, për një shtëpi që kurrë s’u bë e jona. Kur Rousseau flet për lotët e ushtarëve helvetikë, mua më kujtohen lotët tanë, lotët e baballarëve tanë, lotët e nënave tona në pritje e përcjellje të pandalura, në përqafime të ngutshme rrugëve e aeroporteve të botës. Mendoj për gjithë ata prindër që i takuan fëmijët e tyre në pleqëri sepse udhëtimi i tyre kishte zgjatë më shumë se ai i Uliksit në poemen e Homerit. Nostalgjia jonë s’ka qenë veç dhembja për kthimin në shtëpi por edhe dhembja e atyre që në shtëpi e prisnin kthimin. »

Tragjedia e sotme ma kujtoi « semundjen » tonë kolektive- mallin per kthim, për kthimin e dhimbshem. Sepse s’ka shumë popuj si ne që rrugët e botës i shenjuam me djersë e gjak kurrë atdheun pa e harru.

Pa e harru kurrë tokën që lamë e që na tërheq si një forcë e pasqarueshme. Çdo verë mergimtari bëhet supernjeri dhe niset për shpi, pa i mendu as rreziqet, as shpenzimet, as lodhjen e as zhgenjimet…

Krejt këto peshojnë zero përballë thirrjes së brendshme që zemren ta komendon. Siç e ka sqaru Brabara Cassin nostalgjine e saj për Korsiken, edhe neve na duket se lisat e rrugët na flasin kur jemi atje, kur jemi n’shpi.

Sot ai autobus kishte shumëfish më shumë dhembje e mall për atdheun sesa udhëtarë. Sot rruga e kthimit s’i çoi askund ata shpirta të lodhur e te permalluar për Kosovën e tyre aq të nemur e aq të bekuar njekihesisht.

Jemi te vetmit në botë që edhe jetën e japim veç me e shkele tokën ku lisat e rrugët na duket se na flasin.

Shpirtat e tyre u kthefshin të qetë në atë tokë! Ngushellimet e mia te thella seciles familje që sot futet e perjetesine e pritjes per kthim.