Ejup Berisha

Bashkimi Demokratik për integrim-BDI ka adresuar kritika në adresë të Qeverisë së tanishme të RMV-së për rrezikim nga ana e saj të procesit të antasimit të vendit në Bashkimin Europjan. Sa i përket kësaj çështjeje BDI e pati bërë namin me integrimin e vendit në BE. Me të ky proces pati “lulzuar” por ja që ky subjekt politik ka rënë nga pushteti dhe Qeveria aktuale sipas saj e ka rrezikuar procesin e antarsimit të RMV-së në Bashkimin Europjan. Praktika vetëm e të folurit dhe e të mos bërit asgjë gjithmonë ka qene aktivitet më i lehtë dhe më i thjeshtë se praktika e të bërit me të vërtetë të gjërave dhe punë
ve realitet për të cilat flitet. E BDI është mësuar që tërë kohës të flet kot por të mos bën asgjë konkrete dhe reale për realizimin e punëve dhe projekteve të rëndësishme për vendin siç është edhe ky i antarsimit të tij në BE. Duhet theksuar se RMV nuk ka qenë brenda Bashkimit Europjan edhe kur BDI ka qenë pjesë e Qeverive të mëparshme por
edhe tani me Qeverine e re ky nuk është përjashtuar nga antarsimi në
të. Pra edhe me BDI-në dhe pa të në skenën politike qendrore ne jemi akoma jashta BE-së. Dihen shkaqet e vërteta se pse ne po na ndodhë kjo gjë. Shkaqet për të nuk janë të panjohura për të gjithë qytetarët. Pra shumica absolute e tyre gjat tërë kohës dëgjojnë lajme dhe ato janë përplot me informacione për gjendjen dhe realitetin e procesit të antarsimit të vendit tonë në BE si dhe të shkaqeve pse nuk po ndodhë ky proces akoma. Këta në to kanë dëgjuar se për tu antarsuar në BE shteti ynë duhet ti bëj ndryshimet kushtetuese, kjo nënkupton se bullgaret duhet ti bën pjesë të Kushtetutës si dhe ti zbaton reformat e kërkuara prej saj për tu bërë nga institucionet kompetente në Bruksel. Pa to nuk ka antarsim të RMV-së në gjirin e BE-së kanë thënë përfaqsues kompetent të kësaj të fundit. Këto gjëra nuk i ka bërë Qeveria e RMV-së as me BDI-në si pjesë e saj prandaj nga i gjithë ky entuziazëm i BDI-së se gjendja me procesin e antarsimit të vendit në BE na paska qenë më ndryshe dhe më mirë i udhehequr me të në Qeveri. Duhet thënë se këto janë vetëmse fjalë të kota apo lavde të BDI-së. Prandaj si është e mundur që të jetë rrezikuar tani procesi i antarsimit të vendit tonë në BE kur i njejti ka qenë dhe është i pandryshuar tërë kohës deri në ditën e sotme E Shtunë më 15 nëntorë të vitit 2025. Pra i njejti edhe më parë nuk ka lëvizur fare nga vendi. Leht është që gjërat të bëhen vetëm me fjalë por më vështirë ështe të njejtat të realizohen në praktikë. Prandaj BDI duhet së pari që ti rregullon gjendjet e pavolitshme brenda në oborrin e saj pastaj ti kritikon të tjerët për rrezikim të proceseve të rëndësishme siç është edhe ky me integrimet europjane të vendit.

Ripërsëris edhe me BDI në Qeveri edhe pa te në të vendi nuk është akoma shtet anëtar i Bashkimit Europjan. A mund të bëhet kjo gjë përgjigja është Po ndërsa çështje tjetër është se kur do të ndodhë ky proces. Pra përgjigja më e saktë që mund të jepet për këtë pyetje është se RMV do të antarsohet në BE kur ti realizon kushtet e kërkuara nga BE prej saj për tu plotësuar.

sqShqip