May 2, 2024
Maqedoni

Privohen nga liria dy të dyshuar për sulmin dhe grabitjen e djeshme në Kumanovë

Pas rastit të mbrëmēmshëm në Kumanovë, kur dy persona me Automjetin e tyre “Renxh Rover” me targa të Shkupit goditën një veturë tjetër me targa të Kumanovës, duke shtënë me armë zjarri ndaj vozitësit S.S.63 dhe duke ia rrëmbyer çantën me para, e që më pas ia kanë vënë zjarrin automjetit të tyre, për tu arratisur me veturë tjetër, sot SPB e Kumanovës, përmes një kumtese ka njohtuar se janë privuar nga liria dy persona të dyshuar për këtë sulm.

Më tej në Kumtesë thuhet, “Gjatë të shtunës zyrtarë policorë te SPB të Kumanovës i kanë privuar nga liria M.A. 28 dhe E.A. 32 që të dy nga fshati Bukoviç i Shkupit. Ata, dyshohet se mbrëmjen e së premtes rreth orës 20:20 në Rrugën “Done Bozhinov” në Kumanovë me automjetin e tyre ” Renxh Rover” me targa të Shkupit kanë goditur automjetin “Wolksvagen pasat” të drejtuar nga kumanovari S.S. 63, me ç’rast ndaj tij kanë gjuajtur edhe me armë zjarri, duke ia rrëmbyer çantën me para, kurse më vonë ia kanë vënë zjarrin automjetit të tyre, “Renxh Rover”. Që të dy të dyshuarit janë sjellur në Stacionin policor në Kumanovë dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, ndaj tyre do të paraqitet kallzim adekuat”, – thuhet në Kumtesën e SPB të Kumanovës.

Hetimet janë duke vazhduar, kurse ndaj kryerësve të veprës pritet të ndërmirren masa adekuate.