May 3, 2024
Maqedoni

Priten temperatura ekstrem të ftohta në Maqedoni

Deri të shtunën në vendin tonë pritet të kemi mot qëndrueshëm dhe të thatë. Moti i kthjellët, siç thonë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike e Maqedonisë do të kushtëzojë në ditët në vijim temperaturat e mëngjesit të jenë të ulëta, veçanërisht të mërkurën dhe të enjten, ku në disa rajone do të bien edhe nën minus 11 gradë Celsius.

Të premten dhe gjatë fundjavës nëpër fushëgropa do të ketë paraqitje të mjegullës.