Prishtina dhe Tirana kërkesë BDI-së ta përkrahë “më aktivisht” marrëveshjen Gashi-Zaev për rastet e montuara
Zyrtarë të lartë, intelektualë, veprimtarë dhe aktivistē të sektorit civil në Tiranë dhe Prishtinë, kanë kërkuar nga përfaqësuesit e BDI-së në Qeveri dhe Kuvend t’i japin përkrahje të plotë Marrëveshjes me 9 pika për qeverisje, të nënshkruat nga kryetari i Alternativës, Afrim Gashi dhe ish kryeministri Zoran Zaev.
Krerët kosovarë këtë kërkesë ua kanë bë edhe perfaqesusve të partive tjera shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar mbështetje unanime veçanërisht për pikën që parasheh ndriçimin e rasteve të montuara gjyqësore.
Marrëveshjen Gashi-Zaev ata e konsiderojnë si bazë të mirë dhe legjitime për ndriçimin e këtyre rasteve, ku ka edhr shtetas të Shqipërisë dhe Kosovës.
Mediumet kosovare kanë shkruar se dy parti shqiptare në Maqedoni kanë shprehur gatishmëri të plotë për të përkrahur marrëveshjen, kurse dy të tjera ende janë në hamendje, prandaj po përballen me presion të shtuar nga Shqipëria dhe Kosova të mos i bëjnë opstruksion asaj.
Njëkohësisht u kanë tërhequr vërejtjen se ndricimi i rasteve të montuara dhe zhvillimi ekonomik i rajoneve shqiptare që parashihet në marrëveshjen në fjalë, janë në interes të gjithë shqiptarëve, e jo vetëm në interes të
Alternativës si subjekt politik.
Të njëjtat mediume shkruajnë se marrëvedhja Gashi-Zaev duhet të shërbejë shembull edhe për partitë tjera shqiptare që në të ardhmen mos të bëhen pjesë e koalicioneve qeveritare pa marrëveshje të shkruar, sepse në ate mënyrë kerkesat realizohen më lehtë.