Në Hajde Flasim në TV21, kandidati i VLEN për komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi tha se prioritet në qeverisjen e tij do të jetë uji i pijshëm, që siç tha, ka vendbanime që nuk janë të kyçur në rrjetin e ujësjellësit, por kanë rrjet të improvizuar.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

“Theks të veçantë i vendosim ujit të pijshëm ku e dim që jemi komunë që buron uji i pijshëm që shfrytëzon edhe qyteti i Shkupit ku edhe vendbanimet me të thella të Zelenekovës ndërsa problematika ekzistuese e problemit të ujit është pothuajse në çdo vendbanim tonin lokal. Ka vendbanime që nuk kanë rrejt ekzistues sot e kësaj dite, kanë rrejt të improvizuar dhe nuk janë të kyçur në rrjetin e ujësjellësit”, tha Elmazi.

Ndërsa në infrastruktur, Elmazi tha se projektin më të madh që planifikojnë ta bëjnë, është shndërrimi i rrugës “Dardania” në bulevard me katër korsi.

“Si projekt më të madh që planifikojmë ta bëjmë për katër vitet e ardhshme është bulevardi në vendbanimin Saraj ku rruga “Dardania” do të shndërrohet në bulevard me katër korsi, me të vetmin qëllim që të zhvillohet Saraji si qendër e komunës”, deklaroi Elmazi.

sqShqip