Prindërit e Astrit Deharit, aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, i kanë drejtuar me një letër prokurorit të ri të rastit.
Me anë të kësaj letre, Avni e Xhemile Dehari, prindërit e të ndjerit Astritit, ka kërkuar informacione nga Prokuroria e Shtetit rreth hetimit për rastin e vdekjes së djalit të tyre.E shkas, u bë pensionimi Afrim Shefkiut, prokurorit që merrej me rastin.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

Ata i janë drejtuar Prokurorisë së Shtetit dhe Bekim Kodraliut, prokurorit të ri që ka në dorë rastin e aktivistit të ndjerë të VV-së.Me anë të kësaj letre, prindërit e Astritit kanë kërkuar informacione rreth hetimeve për rastin, pasi thonë se qysh kur Kodraliu e ka marrë rastin, para një viti, askush më nuk i ka informuar për epilogun e hetimit të vrasjes së djalit të tyre, Astritit.

“Jemi njoftuar se në cilësinë e Prokurorit në Prokurorinë Speciale – bartës i kësaj lënde – që nga 14.08.2024 jeni ju, pra rasti është caktuar tek ju i cili rast ka qene me herët tek ish-Prokurori Afrim Shefkiu. Ju rikujtojmë se është e drejtë e jona si Prindit e Astrit Deharit që të na informoni për të gjitha veprimet që keni ndërmarrë si Prokurorë i Rastit.

sqShqip