Rajon - Botë

Princi William është i shqetësuar për “bombat” e radhës që mund të lëshojë Harry

Princi William është i shqetësuar për “bombat” e radhës që mund të lëshojë Harry.

Princi William ka frikë se deklaratat bombë të vëllait të tij të vogël, Harry-t do të bëhen një problem akoma më i madh sesa kanë qenë tashmë. William është në ankth se Harry “mund të shkojë shumë larg me bombat e tij të së vërtetës”, tha një burim për Daily Mail.

Prince Harry appears to hint at rift between him and Prince William | Page Six

Harry dhe gruaja, Meghan Markle kanë tronditur themelet e familjes mbretërore që nga intervista e tyre në Mars me Oprah Winfrey, gjatë së cilës hodhën akuza për racizëm dhe pretenduan se nuk morën mbështetje teksa Markle përpiqej të mësohej me jetën në monarki.

Më pas, Harry deklaroi se babai i tij, Princi Charles e kishte bërë atë të vuante si fëmijë. “Babai im më thoshte kur isha më i ri…Epo, kështu ishte për mua, kështu që do të jetë dhe për ty.”, tha ai Vëllai i tij nuk është thjesht i zhgënjyer por shumë i shqetësuar për deklaratat publike të tij, duke shtuar se shqetësohej më shumë për akuzat që mund të vijnë.