Presidentja Vjosa Osmani përkujton Luan Haradinajn
Emri i heroit Luan Haradinaj qëndron në simbiozë perfekte me profilin e luftëtarit, i cili atdhedashurinë e ktheu në art luftarak, duke u shndërruar në njërën ndër ikonat e luftës së UÇK-së.
Familja Haradinaj, e cila dha kontribut të jashtëzakonshëm në luftën tonë për çlirim, sikurse edhe të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të ndihen krenar me veprën e Luanit.
Ai ra në kufirin ndërmjet Kosovës- shtetit për të cilin kapi pushkën dhe shtetit të Shqipërisë nga u frymëzua në luftën për çlirim.
24-vjet më parë në vendin e quajtur “Qafa e Mullarit” në Kushnin të Hasit, bashkë me 178 bashkëluftëtarë ranë në pritën e ushtrisë jugosllave. Luani ra heroikisht për t`u shndërruar në kambanë lirie!
Sot, përkulemi me respekt para tij dhe heronjve të tjerë, të cilët bën të mundshme lirinë tonë, sikurse edhe ndërtimin e shtetit!
Qoftë i përhershëm kujtimi për Luanin dhe të gjithë ata që ranë në altarin e lirisë!