May 8, 2024
Lajmet e reja

Në 24 vjetorin e Luanit, Kurti i dedikon fjalë emocionuese studentit-luftëtar

Kryeministri Albin Kurti e ka përkujtuar përvjetorin e rënies së dëshmorit, Luan Haradinaj, shkruan Syri.net Kosova.

“Luan Haradinaj e kalonte kufirin prej studentit te luftëtari me armën e vet dhe me armë për shokë. Luan do të thotë të kalosh kufirin mes mënyrës studente dhe asaj luftëtare. Nuk është e rendit të përditshëm kjo dashuri e dyfishtë për lirinë: për ushtrimin e mendimit të lirë dhe për jetën e lirë.”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Sipas tij, vështirë të ketë pasur dikund tjetër ndonjë ushtri çlirimtare si kjo e jona që ka aq shumë dëshmorë të cilët ranë duke bartur armatim për të tjerë luftëtarë që do të bëhen dëshmorë më pas.