April 27, 2024
Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani e shoqëruar nga Rifat Jashari vizituan kazermën “Adem Jashari”

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e “Ditës së Forcës”, sot duke filluar nga ora 12:00 deri në ora 15:00, organizon “Ditën e Hapur”.

Në këtë ngjarje është duke marrë pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, njofton Klan Kosova.

Së bashku me presidenten, është parë edhe Rifat Jashari (vëllai i legjendarit Adem Jashari).

Interesimi i qytetarëve është i madh për këtë ngjarje ku pritet të demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete tjera, njofton Klan Kosova.

Në këtë ditë, në Kazermën “Adem Jashari” nga ora 12:00, do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vendin tonë.