Sport

Barcelona konfirmon investimin prej 1,45 miliard në “Camp Nou”

Barcelona ka konfirmuar planin e ri për rizhvillimin e stadiumit “Camp Nou”. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Barcelona ka konfirmuar investimin e 1.45 miliardë eurove financim për planin e stadiumit.

Kapaciteti i stadiumit “Camp Nou” me planin e ri do të ketë 105 mijë spektatorë deri në vitin 2026. Të ardhurat vjetore në stadiumi pas vitit 2026 pritet të jetë 247 milionë euro.

“Barça ka konfirmuar 1.45 miliardë euro financim për një plan rizhvillimi të stadiumit Camp Nou më 1 qershor. Pritshmëria për të ardhurat vjetore nga stadiumi i ri është 247 milionë euro. Kapaciteti do të jetë 105,000 spektatorë në vitin 2026” – thuhet në postimin e Romanos në “Facebook”.