Kosovë

Presidentja Osmani: Familja Jashari është portreti i lirisë sonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se FSK është krenaria më e madhe e vendit.

Osmani këto komente i bëri në ceremoninë e rreshtimit të Njësive Ushtarake të FSK-së për Epopenë e UÇK-së, transmeton Telegrafi.

“Ju jeni krenaria më e madhe, lufta jonë çlirimtare bashkë me aleatët e bëri lirinë tonë, e ju ushtarë do ta mirëmbani. Kërcënimet ndaj lirisë tashmë janë realitet, ne duhet të heqim dorë asnjëherë që shtetin ta bëjmë stabil, dhe t’i dalim zot ku do e kur do. Sot si asnjëherë më parë ne duhet ta rrisim përkushtimin për ushtri”, tha ajo.

Tutje, presidentja u shpreh se familja Jashari është portreti i lirisë së Kosovës për të cilën u deshtë shumë mund për ta arritur.

“Duke refuzuar nënshtrimin komandanti legjendar Adem Jashari bashkë me familjarët e tjerë dhe bashkëfshatarë ranë heroikisht në mbrojtje të atdheut. Ky sakrifikim i familjes Jashari me bashkëfshatarë e bashkëluftëtarë u bë guri themeltar i lirisë së shtetit tonë. Kjo familje është portreti i lirisë sonë e cila ishte e zorshme për tu arritur”, ka thënë Osmani.

I pranishëm në ceremoni ishe edhe përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari. /Telegrafi/