May 3, 2024
Maqedoni

Fillon punimet Kongresi i dytë i Lëvizjes Besa, mysafirë ASh dhe VMRO-DPMNE

Në sallën e vogël të “Boris Trajkovskit”, partia opozitare Lëvizja Besa ka filluar punimet e Kongresit të dytë, transmeton TV21.

Kongresi mban moton “Besëlidhja me vendlindjen” dhe tashmë ka hyrë në pjesën punuese e cila është e mbyllur për publikun.

Në pjesën e hapur është paraqitur dokumentar me rrugëtimin e kësaj partie dhe fjalim ka mbajtur sekretari organizativ Adnan Azizi.

Në këtë kongres janë të pranishëm edhe pjesëtarë të Aleancës për Shqiptarët dhe të VMRO-DPMNE-së./TV21