Presidentja Osmani dekoroi ushtarin amerikan që ia numëroi Rakiqit ushtarët e plagosur të KFOR-it nga bandat e Veriut
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka ndarë Medaljen Presidenciale Ushtarake, ushtarëve amerikanë të KFOR-it, për udhëheqjen dhe përpjekjet e jashtëzakonshme për garantimin e sigurisë, paqes dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Në mesin e ushtarëve të cilëve u ka ndarë Medalje, ishte edhe komandanti i Brigadës së 76-të të Këmbësorisë, nënkolonelin Jared B. Sheets, shkruan Telegrafi.
Sheets javë më parë ishte shfaqur në një video teksa ia numëronte kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq numrin e ushtarëve të plagosur të KFOR-it, nga ana e bandave kriminale të masakura në veri, në protestat e 29 majit.
Reklama
Nënkoloneli Sheets gjatë dekorimit me Medalje Presidenciale Ushtarake, ka realizuar edhe një selfie me presidenten Vjosa Osmani. /Telegrafi/