May 10, 2024
Kosovë

Nga Qeveria e Serbisë i shkruajnë Kurtit: A e ke prioritet “Shqipërinë e Madhe”

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar lidhur me deklaratën e zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fidan Ademi, i cili tha se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të bëhet, me pushkë apo me referendum, raporton Gazeta Express.

Në Twitter, Petkoviq e ka pyetur liderin e LVV-së dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se “a nënkuptojnë kërcënime të tilla me pushkë se krijimi i ‘Shqipërisë së Madhe’ është ndër prioritetet tuaja kryesore?”.

Lutfi Haziri përkujton Agim Ramadanin: Pasi shkuli gurin ndarës të shqiptarëve, ra për t’u bërë i pavdekshëm
“Ku e vendosni dialogun në atë rast, në vendin e pestë apo më poshtë? Nuk ka vend për armë në tryezën e negociatave! E ardhmja është në paqe!”, shkroi Petkoviq.