May 19, 2024
Maqedoni

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhuroi 1.000 libra për Manastirin

Studentja e njohur nga Shkupi, Emira Selimi, ka njoftuar se presidentja e Republikës së Kosovës, sot ka dhuruar 1000 libra për bibliotekën e Manastirit.
Ajo e ka taluar presidenten Osmani në ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup.

Emira Selimi është vajza që mori iniciativën për hapjen e bibliotekës së parë shqipe në qytetin e Manastirit.

Postimi i saj i plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, sot në ambasadën e Kosovës në Shkup, dhuroi #PërManastirin 1000 libra📚🇦🇱
Falënderime të veçanta për presidentën e cila gjithmonë është inspirim për shumë vajza të reja, në këtë rast edhe për mua!