May 3, 2024
Maqedoni

Presidenti Pendarovski për iftar në Kondovë (Foto)

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski sonte ka qenë musafir në fshatin Kondovë të Shkupit ku ka marë pjesë në Iftar me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Të gjithë qytetarëve të besimit islam ua uroj muajin e Ramazanit, u deshiroj periudhë të qetë të agjërimit, lutje dhe ditë të lumtura me të afërmit tuaj. Falënderoj familjen Tanallari në Kondovë për mikpritjen, që më mundësuan të jem pjesë e Iftarit të tyre”, ka shkruar me këtë rast presidenti Pendarovski në Facebook.