Sela: Nëse heqim “Shumicën e Badenterit” ta bëjmë Parlamentin Dydhomësh

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në debatin publik lidhur me Regjistrimin 2021 foli edhe për ndryshimin e Kushtetutës dhe për heqjen e 20% Sela deklaroi se është i gatshëm të ulet dhe të bisedoj për këtë temë. Mirëpo siç tha ai për tema tjera Badenterin apo Balencerin i cili është mekanizëm që ka për qëllim të ndalë mbivotimin e bashkësisë etnike e cila është më pak në numër Sela dekalaroi se nëse ndonjë aktor politik ka ndonjë mekanizëm tjetër më efikas ne do të bisedojmë. Ai gjithashtu dha një propozim për zgjidhjen e këtij problemi duke se nëse nuk ka badenter ka parlament dy dhomësh.

Në qoftë se më pyesni për heqjen e definicionit 20% dhe Maqedonia të definohet si shtet në të cilin ka dy gjuhë zyrtare: shqipja dhe maqedonishtja, po! Dhe unë përshëndes çdo politikan që është i gatshëm që të ulemi dhe të bisedojmë për këtë temë. Për temat tjera të cilat ju i hapni si Badenteri ose balancerin.
Balanceri është mekanizëm dhe këtë duhet ta dijë i gjithë opinioni. Mekanizëm i cili ka për qëllim që të ndalë majorizimin ose mbivotimin e bashkësisë etnike e cila është më pak në numër. Tani, në qoftë se ndonjë aktor politik ka në mendje ndonjë mekanizëm tjetër që ndal majorizimin dhe që është më efikas se badinteri, po ne jemi të gatshëm që të bisedojmë. Biles ne kemi edhe propozim: Në qoftë se nuk ka badinter, ka parlament dy dhomash, deklaroi Sela.