May 5, 2024
Lajmet e reja

Presidenti Pendarovski nuk është njoftuar zyrtarisht për dorëheqjen e Zaevit

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski, siç njoftojnë nga Kabineti i tij, zyrtarisht nuk është informuar për dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, që tërheq dorëheqjen e gjithë qeverisë. Nga atje nënvizojnë se pasi të njoftohet për dorëheqjen eventuale, presidenti në bazë të afatit kushtetues prej 10 ditëve pas konsultave do t’i ndaj mandatin për formimin e Qeverisë partisë apo partive që kanë shumicë në Kuvend.

“Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, zyrtarisht nuk është i informuar nga kryetari i Kuvendit se kryetari i Qeverisë ka dhënë dorëheqje, që tërheq edhe dorëheqjen e komplet qeverisë. Kur do të njoftohet për dorëheqjen eventuale, presidenti në bazë të afatit kushtetues prej 10 ditëve, pas konsultave të kryera do ta ndaj mandatin për formimin e Qeverisë partisë apo partive të cilat kanë shumicën në Kuvend”, njoftojnë nga Kabineti i Presidentit.