May 16, 2024
Lajmet e reja

Ish-ministri i Jashëm i Kosovës për dorëheqjen e Zaevit: Është viktimë e mosmbështetjes së BE-së

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka komentuar dorëheqjen e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se dorëheqja e Zoran Zaevit është lajm i keq për Maqedoninë e Veriut, për shqiptarët atje, për Balkanin, për zgjerimin e BE-së dhe për Perëndimin.

Tutje, ai ka thënë se Zoran Zaev është viktimë e mosmbështetjes së BE-së sikurse edhe disa liderë të tjerë në Ballkan!