May 2, 2024
Maqedoni

Presidenti i Maqedonisë, Pendarovski: Procesi i Berlinit më i mirë se “Open Ballakani”

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka mirëpritur homologun e tij të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në Bashkinë e Pustecit.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Pendarovski është pyetur dhe në lidhje me Ballkanin e Hapur, për të cilin ka thënë se është mangësi e madhe që vetëm pak shtete të rajonit të jenë pjesë e tij.

”Ballkani i Hapur që nga fillimi i tij është që të jetë një bashkëpunim rajonal mes vendeve të Ballkanit. Ekzistojnë mbi 50 iniciativa që krijojnë kushte të përshtatshme për bashkëpunim mes vendeve. Ballkani i Hapur ka qenë një prej tyre dhe shpresoj që në një format të tillë të vazhdojë dhe më tej. Është e pakontestueshme se vendet që marrin pjesë në Ballkanin e Hapur e kanë të qartë se “çadër” për të gjitha iniciativat është procesi i Berlinit i cili ka marrëdhënie strukturore më të sakta se Ballkani i Hapur. 6 shtete marrin pjesë në procesin e Berlinit, ndërsa vetëm 3 në Ballkanin e Hapur dhe kjo është një mangësi e madhe për Ballkanin e Hapur” – tha Pendarovski. /KlanMacedonia/