Presidenti francez Emmanuel Macron goditet me shuplakë në fytyrë gjatë vizitës në rajonin Drome
Incidenti ndodhi kur Macron iu afrua qytetarëve të mbledhur në qytetin Tain-l’Hermitage ku vizitoi gjimnazin turistik-hotelierik
Presidenti francez Emmanuel Macron goditet me shuplakë në fytyrë gjatë vizitës në rajonin Drome
Londër
Një person i panjohur ka goditur me shuplakë presidentin francez, Emmanuel Macron, gjatë një vizite në rajonin Drome, raporton Anadolu Agency (AA).
Incidenti ndodhi kur Macron iu afrua qytetarëve të mbledhur në qytetin Tain-l’Hermitage ku vizitoi gjimnazin turistik-hotelierik.
Marcon iu afrua qytetarëve që po prisnin ta përshëndesnin, ndërsa një nga të pranishmit e tërhoqi për krahu dhe e goditi me shuplakë.
Në pamjet e incidentit nuk dëgjohet se çfarë po thoshte burri derisa e goditi Macron-in, por mund të dëgjohet duke përfunduar fjalin me thirrjen “Qoftë i mallkuar makronizmi”.
Truprojat e presidentit francez ndërhynë shpejt dhe parandaluan incident më të madh.
Pallati Elysee konfirmoi lajmin e incidentit, të cilin ata e quajtën një tentim për të goditur me shuplakë.
Mediat franceze raportojnë se dy persona u privuan nga liria për shkak të incidentit.
Presidenti francez javën e kaluar qëndroi për një vizitë dy-ditore në rajonin Lot, ndërsa opozita e akuzon atë për organizimin e vizitave në rajonet franceze për qëllime parazgjedhore.