Lajmet e rejaRajon - Botë

Presidenti brazilian kritikon bashkëqytetarët: Mjaft u ankuat për shkak të pandemisë, edhe sa do të qëndroni ulur në shtëpi?

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka porositur bashkëqytetarët që të “ndalen së ankuari” për shkak të pandemisë, edhe pse ky vend prej ditësh po shënon rekorde të zeza sa i përket numrit të vdekurve dhe infektuarve me COVID-19.

Në Brazil të paktën 260 mijë persona kanë humbur jetën nga coronavirusi, dhe rreth 11 milionë tjerë janë infektuar me COVID-19, transmeton Telegrafi.

Bolsonaro pretendon se situata nuk është edhe aq e rëndë. Madje nuk është ndalur me kaq, i ka ftuar bashkëqytetarët që të mos “ankohen” aq shumë.

“Edhe sa do të rrini ulur në shtëpi, dhe gjithçka tjetër të jetë e mbyllur? Askush më nuk mund ta durojë një situatë të tillë”, ka thënë Bolsonaro gjatë një tubimi në Brazil.