April 26, 2024
Editorial

“Premtuan 200 kilometra autostradë, ndërtuan 200 metra rrugë fshati në Likovë!”

Sot u bë lëshimi në përdorim i rrugës regjionale, aksi Ropalcë – Mateç në komunën e Likovës.

Gjatë ditës sotshme, në mënyrë zyrtare u lëshua në përdorim, Rruga regjionale, aksi Ropalcë – Mateç, edhe ate nga nikoqiri, Kryetari i Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi, lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, BDI – së, z. Ali Ahmeti, i shoqëruar nga egzekutivi dhe Drejtori i N.P. “Rrugët shtetërore” , z. Ejup Rrustemi.

Falemenderim deri tek të gjithë ata që kan kontribuar që ky projekt kapital të realizohet në mënyrën më mirë të mundshme, në përputhje me të gjitha standardet e nevojshme.

Urime dhe e gëzofshim të gjithë bashkë.

Bashkë drejt projekteve tjera”, ka njoftuar komuna e Likovës.

Në këtë mënyrë BDI vazhdon politikën që Izet Mexhiti e ka quajtur “premtojmë 200 kilometra autostradë, nuk mund të ndërtojmë 2 kilometra”, ose në rastin konkret simbolikisht mund të thuhet “premtuan 200 kilometra autostradë, mezi ndertuan 200 metra rrugë fshati”.