Maqedoni

Prej vitit të ardhshëm do kemi letërnjoftime elektronike në celular

Plani dhe koncepti për një letërnjoftim elektronik janë tashmë gati. Është një sistem që duhet bërë sipas direktivave europiane dhe nëse çdo gjë shkon ashtu siç duhet, vitin e ardhshëm tashmë duhet të kemi një kartë identiteti elektronike. Kështu tha në një konferencë për media zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Slavica Grkovska, ekipi i së cilës është duke punuar në Ligjin për Veprimtarinë Arkivore dhe letërnjoftim elektronik, raporton Meta.

Gërkovska shtoi se aktivitetet që kanë të bëjnë me kartën e identitetit elektronik, i zhvillojmë bashkë me ambasadën amerikane, transmeton Lideri.mk.

“Koncepti, i cili tashmë duhet të ishte plotësisht i qartë për Ministrinë e Punëve të Brendshme, është gati. Në fund të këtij muaji do të vijë një ekspert nga Estonia dhe do të duhet të shohë nëse gjithçka është në përputhje me direktivat evropiane. Tani Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës duhet të bëjë Strategjinë e Sigurisë Kibernetike”, tha Grkovska.