October 8, 2024
Maqedoni

Mickoski: Alternativa po bën gabim që po hyn në qeveri

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka thënë se, pjesëmarrja Alternativës në një qeveri të tillë si ajo aktuale, paraqet hap të gabuar.

Në konferencën për shtyp Mickoski potencoi se nuk dëshiron të përzihet në punën e partive tjera politike sepse është politikisht e pakulturuar.

“Nuk jam në rrjedha me përmbajtjen e bisedës ndërmjet Zaevit dhe Gashit. Qëndrimi ynë është i qartë, kjo qeveri është qeveria më e korruptuar në 30 vitet e fundit dhe e gozhdon Maqedoninë në thellësi sipas perceptimit për krim, gjegjësisht është në majë sipas shkallës për krim dhe korrupsion. Shteti ynë është më vendin e 111 dhe është më e korruptuara në Evropë. Ne jemi shtet i cili ka arsim jokonkurues për shkak të reformave katastrofale, gjendja në shëndetësi është e tmerrshme dhe si shtet ne jemi në tre vendet e para sipas numrit të personave që i humbën jetët për shkak të paaftësisë së qeverisë të ballafaqohet me pandeminë Kovid-19. Katastrofën në sektorin energjetik nga data 1 do ta ndjejmë edhe në xhepin tonë, ose të përfundoj, ç’farëdo lloj pjesëmarrje e partisë politike Alternativa në një qeveri të tillë paraqet hap të gabuar, por kjo mbetet në udhëheqësinë dhe liderin e kësaj partie politike, dhe unë nuk dua të përzihem në punën e partive tjera politike sepse është politikë e pakulturuar”, deklaroi Mickoski.