May 21, 2024
Maqedoni

Prej të mërkurës rikthehet dimri, temperaturat do të ulen me mbi 10 gradë Celsius

Kjo javë do të sjellë ndryshime drastike të motit. Edhe pse e hëna ka nisur me diell dhe temperatura gati 30 gradë Celsius, duke nisur nga mesdita e së martës do të kemi reshje shiu.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve ndryshimet e menjëhershme të motit pritet të sjellin dëmtime në kulturat bujqësore.

Meteorologët parashikojnë se temperaturat maksimale do të ulen me 10 gradë Celsius, ndërsa ato minimale në zonat veriore do të shënojnë vlerë negative. Kjo javë do të mbyllet me mot të paqëndrueshëm, me temperatura të ulëta dhe reshje shiu.