April 29, 2024
Maqedoni

Taravari fton në debat për migrimin, kandidatët presidencial!

Kandidati për president nga radhët e opozitës shqiptare (VLEN), Arben Taravari ka ftuar të gjithë kundërkandidatët që ditën e shtunë, me fillim nga ora 12 të marrin pjesë në debatin që e organizon ai, për problemin me ikjen e të rinjve nga Maqedonia e Veriut. Ai tha se për familjet nuk ka plagë më të madhe se emigrimi.

“Vetëm gjatë periudhës 2011-2019, imagjinoni, prej Maqedonisë kanë ikur 700.000 njerëz, kurse 5 vitet e fundit ka qenë kulminacioni. Vetëm në vitet 2021-2022, 85.000 njerëz kanë shkuar në Gjermani. Andaj unë mendoj që të ftoj, të bëjmë një debat publik në Tetovë”, tha Taravari.